Brickos

SHËNOHET 22 VJETORI I TË VRARËVE GJATË VITIT 1999 NË FORTESË, CELINË E BRESTOC

Gjatë ditës së sotme, Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, kryetar të fshatrave, përfaqësues të OVL-së dhe familjarë të të rënëve, kanë bërë homazhe dhe nderime, për të shënuar 22 vjetorin e të vrarëve gjatë vitit 1999 në Fortesë, Celinë e Brestoc, të cilët u vranë barbarisht nga paramilitarët serb. Në fjalën e tij të mbajtur në fshatrat Fortesë, Celinë dhe Brestoc, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, tha se përjetësisht do të kujtohen me nderë, respekt e përulje të thellë të gjithë burrat, gratë, pleqtë e fëmijët që u ekzekutuan barbarisht nga makineria vrastare e pushtuesit serb. Jeta, vepra dhe gjaku i të rënëve janë baza dhe themeli i lirisë së Kosovës! Nuk do të heqim dorë asnjëherë nga përpjekja për të triumfuar drejtësia, e të marrin dënimin e merituar kriminelët që na lanë pa më të dashurit tanë. Gjatë luftë së vitit 1999 në fshatin Fortesë janë vrarë 69 martir, në fshatin Brestoc janë vrarë 49 martir, ndërsa në fshatin Celinë, janë vrarë 75 martir të cilët sot u përkujtuan për të 22-tën herë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka pritur në takim mësimdhënësin vitias, Nefail Rrahimi

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim mësimdhënësin vitias, Nefail …