Shënohet 28 Nëntori- Dita e Flamurit Kombëtar

Organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, nën përkujdesjen e Kryetarit të komunës së Klinës, z. Sokol Bashota,  është shënuar festa e 28 Nëntori-Dita e Flamurit Kombëtar  me aktivitete të shumta.

Me ngritjen e Flamurit Kombëtar,  para objektit të Komunës së Klinës, kanë  filluar aktivitetet, duke vazhduar me homazhe dhe  vënie të kurorave me  lule tek sheshi “Mujë Krasniqi”. Këtë manifestim më të begatshme e ka bërë edhe Seanca Solemne që është mbajtur nga Kuvendi Komunal. Artdashësit janë prezantuar me ekspozitë – pikturë në Qendrën e Kulturës “ Jehona e Dukagjinit”, si dhe janë organizuar lojëra në futboll të vogël  për meshkuj dhe femra, lojëra  në volejboll meshkuj dhe femra duke mos i harruar edhe lojërat në shah dhe pingpong. Po ashtu, është mbajtur edhe programi artistik për fëmijë, i pasuar me këngë e valle dhe recitime.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …