leoni

Shënohet 8-vjetori i ndarjes nga jeta i veprimtarit e atdhetarit, Xhavit Hoxha

Nën përkujdesjen e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali  Hadri” Dega në Deçan, nesër, ditë e premte me 20 nëntor 2015, në ora 11:00, në Sallën e Kuvendit të Komunës së Deçanit, me rastin e shënimit të 8 vjetorit të ndarjes nga jeta të atdhetarit dhe veprimtarit, Xhavit Hoxha, mbahet Akademi Përkujtimore


Në këtë aktivitet, veprimtarit Xhavit Hoxha, do të i ndahet titulli : “KRENARIA E KOMBIT SHQIPTAR” i Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali  Hadri” dega në Deçan.


 


Nesër në Akademinë përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës se XHAVIT HOXHËS, do të jenë pranishëm autoritetet me të larta shtetërore :


 


Rasim SELMANAJ, Kryetar i Komunës se Deçanit.


Xhavit HALITI, Nënkryetar i Kuvendit të Republikës se Kosovës.


Dr.Jakup KRASNIQI, ish Kryetar i Kuvendit të Republikës se Kosovës.


Prof.dr.Sabit SYLA, Drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë.


Deputet e ministra, ish deputet e ish ministra, zyrtarë të tjerë të shtetit e aktivist të ilegales.


 


AGJENDA


 


Ora 10:30 – 10:55, pritja e mysafirëve.


Ora 10:55 – 10:59, përgatitjet e fundit.


Ora 11:00, intonimi i himnit kombëtare dhe atij shtetërorë.


Ora 11:05, Mr.Shkodran IMERAJ Nënkryetar i LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, fjala e hapjes.


Ora 11:10, Faik TOFAJ Kryesues i Komunës së Junikut, fjalë përshëndetëse.


Ora 11:15, Prof.dr.Sabit SYLA, Drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë, fjalë përshëndetëse.


Ora 11:20, Muhamet RUGOVA, fjala kryesore


Ora 11:30, Familja HOXHA,  fjalë përshëndetës.


 


Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan


Zyra për Informim dhe Komunikim me Publikun


 


 


XHAVIT HOXHA ( 1952 – 2007 )


 


Për çdo ditë dhëmbi i kohës po na gërmon nga pak miq e shokë. Për çdo ditë nga rrethi ynë po shkëputen lulet e kopshtit të jetës sonë miq e shokë. Për çdo ditë jemi dhe nuk jemi më së bashku miq e shokë. Për çdo ditë na dhemb shpirti kur ndahemi nga më të dashurit tanë dhe papritmas na vjen kumti se iku: ky, ai, ti, unë e kështu me radhë!… Ligjet e natyrës kanë caktuar që gjenerata të ndërrojë gjeneratën dhe ne nuk mund të jemi kundër natyrës edhe po deshëm. Në pamundësi të ndërrojmë këto ligje që shumë herë na krijojnë dhimbje, na mbetet të kujtojmë me respekt të thellë shokët, miqtë, bashkëveprimtarët, atdhetarët e denjë, dashamirët dhe burrat e dheut që ikën nga kjo jetë. Duke përkujtuar, njëkohësisht ne do të bartim këtë kujtesë tek brezat që na pasojnë. Pranojmë shumë çiltër se ka disa ndarje që peshën e dhembjes e kanë më të rëndë, ka dhembje që rëndon më gjatë e më shumë, që me më shumë peshë  e përjeton secili në mënyrën e vet.


 


Ikja e të madhit, Xhavit Hoxha për në botën e përtejme, sikur nuk na lejon që të pajtohemi se ai nuk është më në mesin tonë, ani pse sot po bëhet 8 vite nga ikja e tij në amshim! Familja e tij ngrysë dhe zbardhë ditët me emrin dhe kujtimet e Xhavitit. Ne shokët takohemi dhe ndahemi me fjalët e tij. Atdheu marshon për t’u forcuar nga kujtimet dhe veprat e tij atdhedashëse. Populli mbanë valë në gji kujtimet dhe shëmbëlltyrën për te dhe për shumë atdhetarë të tjerë.


 


Xhavit Hoxha, heu burri i dheut, sa ëmbël do të tingëllojë emri yt në rrugët tona të pafundme drejt çlirimit dhe bashkimit të kombit! Nuk më bënë dora punë të rendis një shkrim përkujtimi. Se nuk mund të shkruhet rëndomtë për ty, se ishe dhe mbete i veçantë, i jashtëzakonshëm. Na dridhet dora dhe buza, ne shokëve dhe miqve tuaj, dhe nuk po lirohemi dot nga malli për ty dhe për shokët tjerë që nuk janë më në këtë botë! Megjithatë dua të përpiqem që të gjurmoj më shumë në thellësitë e shpirtit tim, në kujtimet e pashlyera dhe të bukura që kemi për ty. Ditët dhe muajt po kalojnë. Tash rrokullisen edhe vitet. Megjithatë familja jote, ne, shokët tuaj, atdheu, për jetë do të jemi krenar me kujtimet për ty. Nga dora jote edhe Edi ndezi kandilin e lirisë, që iu bë dritë popullit tonë. Nga mësimet tuaja shumë vëllezër patën guximin dhe diturinë për të luftuar heroikisht për lirinë e Kosovës.


Mehmet Bislimi


19. 11. 2015

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …