leoni

Shënohet dita e Gështenjës në Deçan

Në kuadër të projektit “Turizmi rural për zhvillimin ekonomik të zonës ndërkufitare të Kosovës dhe Malit të Zi ” i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe zbatuar nga IADK në partneritet me shoqatën,, Golden Honey ,,nga komuna e Deçanit, është shënuar dita e Gështenjës në Deçan.

Komuna e Deçanit është e njohur për gështenjën që ka dhe për produkte tjera, andaj një ditë si kjo për prezantimin e produkteve është e mirëseardhur thanë ata të cilët kishin ekspozuar edhe produkte të ndryshme në ketë panair.

I pari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj,  tha se jemi me  një ngjarje të veçantë në ditën e Gështenjës, duke ju falënderuar juve që jeni pjesë e këtij panairi falënderoi edhe BE-në për mbështetje të vazhdueshme të projekteve në Deçan. Vet prezenca juaj këtu ka domethënien se Deçani duhet ta ruaj ketë traditë të shënimit të kësaj dite.

Në hapje të këtij panairi për bashkëpunimin e mirë mes Komunës së Deçanit dhe BE-së në projekte të përbashkëta ka folur edhe përfaqësuesi i IADK-së  z.Gursel Arifi dhe Mirsad Nimanaj nga shoqata  ”Golden Honey”.

Ndryshe shënimi i kësaj dite në kuadër të këtij projekti ka për qëllim promovimin e zhvillimit të turizmit rural në zonën ndërkufitare në mes Kosovës/Kosovo dhe Malit të Zi/ Crno Gore, ndërtimin e qendrës informuese për turistët në Deçan, ndërtimi i shtegut për këmbësorë  dhe shënjimi i tij dhe krijimi i kushteve për ofrimin e shërbimeve për turistët.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …