Shërbime të reja shëndetësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Menduh Kaloshi”

Në bashkëpunim më Ministrinë e Shëndetësisë dhe AMC-në, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Han të Elezit dhe stafi shëndetësorë kanë përuruar fillimin e projektit “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”. Aksioni për Nëna dhe Fëmijë është organizatë jo qeveritare e cila ka për qëllim të mbështesë përmirësimin e kujdesit shëndetësor të ofruar për nënat dhe fëmijët në Komunë Hani të Elezit. Aksioni për Nëna dhe Fëmijë nëpërmjet zhvillimit të programeve në sektorin e shëndetësisë ka për qëllim të përmirësojë kujdesin shëndetësor të nënave dhe fëmijëve, dukë kontribuar në uljen e vdekshmërisë së foshnjave, rritjen e qasjes në shërbimet shëndetësorë, ngritjen e cilësisë së këtyre shërbimeve dhe ofrimin e edukimit shëndetësor të nënës dhe fëmijës.

Janë të trajnuara 3 infermiere të cilat do të ndjekin planprogramin e projektit duke edukuar dhe promovuar shëndetin e nënave dhe foshnjave dhe qëllimin e projektit.

Kontrolloni gjithashtu

E enjtja, dita e takimeve me qytetarët e komunës së Rahovecit

Të gjithë ata që shkuan për t’u takuar me udhëheqësin e komunës së Rahovecit dhe …