leoni

Sheshi i qytetit “Nijazi Azemi” në Viti është dekoruar me drita për festat e fundvitit

Pas përgatitjeve disa ditore, komuna e Vitisë ka ndezur dritat e dekorimit të sheshit për festat e fundvitit. Vitia sivjet është bërë me shesh në qendrën e qytetit pas një projekti që ka qenë investim nga Komuna e Vitisë. Kryetari i Vitisë Sokol Haliti, në ceremoninë e përurimit të dekorimit në prag të festave të fundvitit në të cilën morën pjesë edhe KFOR-i amerikan, ka uruar qytetarët për një vit të mbarë dhe të suksesshëm. Qytetarët kanë mirëpritur dekorimin festiv të sheshit, pasi sipas tyre, kjo i ka dhënë një atmosferë festive qytetit në këtë kohë kur vendi po përballet me pandeminë e korovavirusit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …