Shëtitje një ditore për fëmijët me nevoja të veçanta të Komunës së Skenderajt

Në prag të “1 Qershorit” – Ditës së Fëmijëve, organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit dhe Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, për fëmijët me nevoja të veçanta nga klasat e bashkangjitura u organizua një shëtitje në disa vende të Kosovës.

Në mbarëvajtjen e shëtitjes ndihmoi edhe Policia e Kosovës. Rrugëtimin e këtyre fëmijëve përveç Policisë së Kosovës e kanë përcjell nga afër edhe një ekip kujdestar nga QKMF-ja, i cili gjatë gjithë kohës është kujdesur për shëndetin e fëmijëve pjesëmarrës.

Fëmijët me nevoja të veçanta kanë qenë të shoqëruar nga prindërit, mësimdhënësit e klasave të bashkangjitura dhe përfaqësues të shoqatës së prindërve OFAKS.

Në këtë shëtitje një ditore kanë marrë pjesë 35 fëmijë me nevoja të veçanta, nxënës në klasa të bashkangjitura.

Fëmijët pjesëmarrës i shijuan bukuritë natyrore të disa vendeve të Kosovës dhe lojërat në natyrë të hapur, duke u ndjerë të barabartë me fëmijët e tjerë.

Shëtitja e fëmijëve me nevoja të veçanta realizohet dhe përkrahet nga Komuna e Skenderajt çdo vit, që nga viti 2004, mirëpo këtë vit është organizuar nga vet DKA-ja mbështetur edhe nga institucione të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …