Shfaqen dy raste me COVID-19 në Komunën e Skenderajt

Tani pas shfaqjes së dy rasteve me COVID-19 në Komunën e Skenderajt, Kryetari i komunës, Bekim Jashari, bën apel që të qëndroni në shtëpitë e juaja, të mos bëni panik por të shtoni kujdesin. “Personat që kanë dyshime se janë infektuar me virus, të vetë izolohen dhe të kërkojnë ndihmë në linjën telefonike falas 194 në QKMF-Skenderaj ose në linjën qendrore 038/200 80 800, pa pasur nevojë të paraqiten në QKMF, ekipi mobil do të intervenojë shpejtë”, ka thënë Kryetari Jashari. Pas takimit të Shtabit Emergjent, do të bëhen të ditura edhe masat preventive që do të zbatohen ditëve në vijim.

Pa frikë, por me kujdes të shtuar!

Kontrolloni gjithashtu

Thirrje Publike për anëtarësim në Asamblenë e Këshillit Lokal Rinor

Në bazë të nenit 15 të Ligjit për Rininë Nr. 08/L-264 dhe nenit 23 të …