SHFMU ” Ganimete Tërbeshi”  shënoi -Ditën e Shkollës

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët ”Ganimete Tërbeshi ”, në fshatin Astarzup të komunës së Malishevës, shënoi- Ditën e shkollës. Në këtë manifestim mori pjesë edhe drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi dhe zyrtarë nga kjo drejtori. Drejtoresha për Arsim dhe Edukim e Komunës së Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, drejtuar nxënësve, mësimdhënësve, prindërve në këtë manifestim të shkollës tha: ”Ju jam mirënjohës, juve udhëheqëse e shkollës, Afërdita Morina, mësimdhënësve dhe nxënësve, për punën dhe rezultatet e arritura, prandaj ndihem me përgjegjësi sepse jam në fshatin, Astrazup që njihet për kuntributin dhënë shkollës shqipe dhe shtetndërtimit ndër vite dhe vazhdoi” ne si qeveri komunale do t’u mbështesim me projektet për kërkesat e shkollës, dhe ju siguroi se e keni plotësisht edhe përkrahjen time, për punën që po bëni me nxënës, edhe pse dy vite ishin me pandeminë covid-19, ne sot po kremtojmë ditën e shkollës tuaj gjithë së bashku”, përfundoi Krasniqi.  Edhe  drejtoresha e shkollës, Afërdita Morina,foli për të arriturat e shkollës, për më të dalluarit u ndanë mirënjohje. Panon me foton e shkollës së parë shqipe, për shkollën ” Ganimete Tërbeshi” e pranuan, drejtoresha dhe drejtori në ardhje, nga drejtoresha e Arsimit, Arbëreshë Krasniqi. Nxënësit shfaqën një program të pasur kulturor-artistik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …