leoni

SHFMU “ Ismet Jashari- Kumanove” Temeqinë, pajiset me inventar shkollore nga Firma “HAZROLLI” me seli në Gjermani

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj me drejtorin e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi dhe donatorin, Burim Hazrolli nga fshati Banjë, vizituan Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “ Ismet Jashari- Kumanove” në  Temeqinë. Kryetari, Begaj drejtpërdrejt shprehi falënderimin për Burim Hazrollin për kontributin që po e jep në inventarizimin e shkollave me, banka, karrika, me mjete kuzhine për shkolla, kompjuterë dhe në lidhje bashkëpunimi me komuna të shtetit gjerman si Komuna e Wagenhofen nga rrethina e qytetit të Munihut. Ndërsa drejtori i DAE-së në Malishevë, Blerim Thaçi, kërkoi nga udhëheqja e shkollës, mësimdhënësit dhe nxënësit për një punë edhe më të shtuar dhe më cilësore në mësimnxënie dhe mësimdhënie, pasi objekti shkollor është pajisur me banka e karriga si dhe shumë shpejt do të pajiset shkolla edhe me mjete digjitale të informatikës dhe kabinete të lëndëve shkencore, që do t’u mundësojnë të jeni konkurrent me të tjerët edhe në tregun e punës për të ardhme, duke u uruar suksese në mësim. Këtë donacion për SHFMU” Ismet Jashari- Kumanova e ka dhënë komuna Wagenhofen nga rrethina e qytetit të Munihut, për institucionet arsimore në Komunën e Malishevës.Donacioni u ndihmua nga Firma “HAZROLLI”, nga fshati Banjë, e cila vepron në Gjermani. Ndërsa transportin e tij e ka ndihmuar komuna e jonë, kjo ishte vetëm pjesa e parë e donacionit, kurse pritet shumë shpjet edhe pjesa e dyte e donacionit nga po e njëjta firmë dhe donator, për shkollat e komunës sonë

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …