SHFMU “Kështjella e Diturisë” bëhet me sallë të sporteve

Komuna e Hanit të Elezit mbetet e përkushtuar për të investuar në sektorin e arsimit me qëllim të sigurimit të kushteve sa më të mira për zhvillimin e procesit edukativ dhe arsimorë. Për këtë qëllim për Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Kështjella e Diturisë” në Paldenicë, ka përfunduar ndërtimi i sallës së sporteve e cila është e projektuar që të plotësoj kushtet dhe kapacitetet e nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe kulturore të nxënësve të kësaj shkolle. Projekti është realizuar si pjesë e marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Komunës së Hanit të Elezit ndërsa vlera financiare për realizimin e  këtij projektit është 257.833,27 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …