SHFMU ” L I R I A ” Strofc – Vushtrri, mban Turneun tradicional për nderë të Bahri Sylës

Turneu tradicional për nderë të Bahri Sylës

Për nder të rënies së sportdashësit Bahri Syla (ish-nxënës i shkollës sonë), i cili u vra nga forcat serbe më 22.05.1999, në Vushtrri, në shkollën tonë u organizua një turne futbolli me nxënës e nxënëse të klasave të ndryshme.

Loja e bukur e zhvilluar nga djemtë dhe vajzat tona, e bëri garën tejet atraktive, duke na dhuruar emocione të këndshme.

Falënderojmë mësimdhënësit e shkollës sonë për organizimin e këtij turneu!

Kontrolloni gjithashtu

Rrjeti i Grave të Kosovës

Rrjeti i Grave të Kosovës publikon raportin “Zero Tolerancë? Monitorimi i reagimit institucional ndaj dhunës me mazë gjinore në Kosovë”

Sot, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka publikuar raportin e ri hulumtues “Zero Tolerancë? …