SHFMU “Nazim Gafurri”, me mësim gjithëditor, bëhet shkolla e pestë në kryeqytet që përfshihet në këtë model

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Nazim Gafurri” bëhet me mësim gjithëditor, duke u bërë shkolla e pestë në kryeqytet që përfshihet në këtë model.

500 nxënësit e këtij institucioni arsimor, jo vetëm që po ndjekin mësime në kabinete moderne për lëndë të ndryshme, por tani kanë hapësira për art, shkencë dhe socializim, si dhe tabela digjitale për një mësim më interaktiv. Gjithashtu, po ushqehen me gjella të ngrohta, sallatë dhe fruta të freskëta të përgatitura nga Kuzhina Qendrore SH.A.

Me dollapë personalë për nxënës, po krijojmë një ambient që jo vetëm mbështet mësimin, por edhe mirëqenien e fëmijëve tanë, duke shkruar histori për fëmijët e kryeqytetit. Kështu do t’a bëjmë në gjithë Kosovën! ka shkruar në postimin e saj në facebook, Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku Sadriu.

Kontrolloni gjithashtu

Ta ndihmojmë Eduarta Sokolaj

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se nga …