SHFMU,,Esad Mekuli’’ shënon ditën e shkollës

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë me drejtorin e DKA-së  Bekim Vishaj dhe bashkëpunëtor të tjerë, në ditë e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ,,Esad Mekuli’’ në fshatin Maznikë kanë bërë edhe inaugurimin e renovimit me efiçencë të kësaj shkolle, në vlerë prej 21,266.00€, investim ky nga komuna e Deçanit. Me këtë rast i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj tha se: ,, Ndihem mirë që jam këtu bashke më ju në këtë ditë të shënuar të shkollës suaj, po ashtu në të njëjtën kohë shoh se tashmë janë krijuar edhe kushte të mira si për nxënësit po ashtu edhe për mësimdhënësit për mbarëvajtje të procesit mësimor, kërkoi nga mësimdhënësit një përkushtim më të madh që të rrisim më shumë cilësinë mësimorë tha Ramosaj’’. Edhe Drejtori i kësaj Shkolle Hysni Ramaj, duke falënderuar komunën e Deçanit, për këtë investim tha se, tashmë janë krijuar kushte më të mira si për nxënës po ashtu edhe për mësimdhënës, andaj edhe ne bashkë do të mundohemi që të rrisim cilësinë mësimore dhe të sjellim rezultate të kënaqshme. Në këtë ditë të shënuar për nxënësit meritorë u ndanë edhe mirënjohje. Urime nxënësve dhe mësimdhënësve të kësaj shkolle. Suksesi juaj në mësim u bëftë shembull për të gjithë.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …