SHGV-Krusha organizon sot tubim sensibilizues me rastin e 30-të Gushtit-Ditës Ndërkombëtare për personat e zhdukur

SHGV-Krusha organizon sot tubim sensibilizues me rastin e 30-të Gushtit-Ditës Ndërkombëtare për personat e zhdukur

Me rastin e 30-të Gushtit-Ditës Ndërkombëtare për personat e zhdukur, SHGV-Krusha bashkë me Këshillin e fshatit Krushë e Madhe organizon tubim sensibilizues me 28 gusht 2019 në orën 19:00 në Kompleksin memorial në Krushë. Ndërsa më 30 Gusht 2019 në orën 09:00, në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, fillon Marshi Përkujtimor, për të arritur në orën 10:00 tek ‘Përmendorja dedikuar personave të zhdukur’ (përballë ndërtesës së Kuvendit). Vendosja e luleve tek ‘Përmendorja dedikuar personave të zhdukur’ fillon në orën 10:00, më 30 gusht 2019. Andaj, ftohen familjarë të të zhdukurve nga Krusha e Madhe dhe tërë Kosova që të bëhen bashkë për këtë çështje. Këta njerëz u kidnapuan e u zhdukën nga shteti serb dhe ende mbahen peng i politikës serbe. Edhe pas 21 vitesh ende shumë të zhdukur! Krushës së Madhe i mungojnë edhe 64 ndërsa tërë Kosovës edhe 1648! Presioni ndaj Serbisë duhet të rritet si nga ana jonë ashtu edhe nga miqtë ndërkombëtarë. Kërkojmë që kjo çështje të jetë temë e veçantë në bisedime ndërshtetrore përndryshe do të ngelin të zhdukur sikurse mijëra shqiptarë të vrarë po nga serbët ndër vite – thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI cakton datën për Kongresin e V-të: Fillojnë përgatitjet intensive

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku …