Zjarre

Shkencëtarët kanë tërhequr vërejtjen se zjarret po shkaktojnë dëme më të mëdha se në të kaluarën

Shkencëtarët kanë tërhequr vërejtjen se zjarret po shkaktojnë dëme më të mëdha se në të kaluarën. Ekspertja e ekologjisë, Gjennifer Belsh në Universitetin e Kolorados i ka deklaruar “Zërit të Amerikës” se përhapje e zjarreve po zgjerohet gjithnjë e më shumë. “Kemi vënë re dyfishimin djegies së sipërfaqeve pyjore amerikane që nga vitet 1980 dhe ne e dimë se kjo ka lidhje të drejtpërdrejt me atë që temperaturat sot janë më të larta se në vitet 1980. Puna jonë ka treguar se gjatë 40 viteve, mbi një milion shtëpi ishin brenda perimetrit të vatrave të zjarreve dhe më shumë se 59 milionë shtëpi rreth një kilometër nga zjarret”. Shkencëtarët kanë tërhequr vërejtjen se planeti ynë po ngrohet dhe për pasojë ditët dhe netët janë më të nxehta gjë që shkakton zjarre më të furishme dhe po zvogëlon burimet për t’i luftuar ato. Shkencëtarët kanë tërhequr vërejtjen se si kafshët ashtu edhe njerëzit kanë nevojë për pyje të shëndetshme dhe që rikuperohen, diçka që i përket së kaluarës dhe që rrezikojmë të humbasim.

Kontrolloni gjithashtu

Nevenka Tromp

Nevenka Tromp: Kërkesa për 45 vjet burg ndaj Thaçit ngre pikëpyetje për proporcionalitetin në drejtësinë ndërkombëtare

Nevenka Tromp, profesoreshë në Universitetin e Amsterdamit dhe ish-hetuese në rastin e Sllobodan Millosheviqit, e …