Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë

Zyra e Kryeministrisë njofton se gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës, është diskutuar për gjendjen aktuale në vendin tonë dhe bashkërendimi i aktiviteteve ndërinstitucionale lidhur me zbatimin e reciprocitetit për letërnjoftime me Serbinë dhe fillimin e regjistrimit me targa RKS për automjetet me targa të lëshuara nga Serbia. “Institucionet tona kanë zhvilluar tashmë të gjitha procedurat teknike dhe administrative për zbatimin e këtyre vendimeve, dhe në këtë drejtim i sigurojmë qytetarët tanë që mundësimi i zëvendësimit të targave ilegale, sikurse edhe kalimi i qytetarëve në pikë-kalimet kufitare do të procedohen në mënyrë të shpejtë, pa pengesa dhe në kohë të shpejt reale. Vendimi i Qeverisë së Kosovës është në funksion të sigurisë, vendosjes së rendit publik dhe ligjshmërisë e sundimit të ligjit. Prandaj institucionet e Republikës së Kosovës qëndrojnë të përkushtuara e të bashkuara që t’i përgjigjen çdo situate të sigurisë, çdoherë në bashkërendim dhe bashkëpunim të ngushtë edhe me partnerët tanë strategjik” thuhet në mes tjerash në njoftimin e Zyrës së Kryeministrisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, takon diplomatë të rëndësishëm perëndimorë në Kosovë

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja , Bedri Hamza, ka qenë në qendër të vëmendjes për …