Shkolla “Asim Vokshi”, që sot është përuruar, si një prej më të mirave në komunën e malishevës, sot ka hapur dyert për të gjithë nxënësit e fshatrave Panorc dhe Rud. Nxënësve, mësimdhënësve, gjithë komunitetit të kësaj zone, si dhe familjes që mundësoi hapësirën e duhur për ndërtimin e shkollës, Kryetari Kastrati ju ka shprehur mirënjohjen më të thella dhe urimet më të mira të qeverisjes komunale. Falë angazhimit komunal shkolla “Asim Vokshi” sot u ngjason shkollave më moderne të kohës, me klasa të bukura, laboratorë të fushave përkatëse dhe infrastrukturë tjetër përcjellëse, tha kryetari Kastrati.