Shkollat e Ferizajt vizitohen nga zyrtar të Ministrisë së Arsimit dhe të Drejtorisë së Arsimit 

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2024-2025, disa shkolla të komunës së Ferizajt u vizituan nga zyrtari i lartë i MASHTI-t, Arian Mustafa dhe Bashkim Bytyçi, zyrtar i arsimit në Drejtorinë e Arsimit në Ferizaj. Zyrtarët në fjalë duke i uruar për një fillim të mbarë të procesit mësimor, panë për së afërmi ndryshimet infrastrukturore dhe përgatitjet teknike në disa shkolla të Ferizajt. Nga drejtorët e shkollave u informuan edhe rreth furnizimit të nxënësve me libra shkollor, ku sipas tyre, ky proces është duke ecur mirë. Zyrtarët në fjalë premtuan se do të japin çdo mbështetje, që asnjë nxënës të mos mbetet pa libra.

 

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …