Shkrimtari Mehdi Krasniqi vazhdon t’i furnizoj bibliotekat shkollore me libra

Në ShFMU “Ramadan Morina” në Damanek të komunës së Malishevës, është mbajtur një orë letrare, me rastin e kompletimit të bibliotekës shkollore, me 1010 ekzemplarë të librave. Po ashtu, në një orë letrare të organizuar në ShFMU. “Dëshmorët e fshatit Buabvec” në Bubavec, biblioteka e kësaj shkolle, është furnizuar me 500 ekzemplarë librash. Pajisja e bibliotekave shkollore, me libra, është iniciativë e shkrimtarit Mehdi Krasniqi ( i cili është edhe zyrtar për rini në Komunën e Malishevës), ndërsa aksionit të tij, i janë bashkuar shumë shkrimtar, shtëpi botuese dhe dashamir të librit.

Orët letrare të mbajtura në këto dy shkolla, janë organizuar nga SHKL “Tafil Kelmendi” dhe janë mbështetur nga Drejtoria për Arsim dhe Edukim dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport. Me këtë rast, shkrimtari Krasniqi, i ka falënderuar të gjithë krijuesit letrat, edituesit e shtëpive botuese, DAE dhe DKRS në Malishevë dhe të gjithë adhuruesit e librit, që e kanë përkrahur. Të gjithë dhuruesit e librave, janë nderuar me mirënjohje nga ana e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Malishevë.

Përndryshe, me iniciativë të Mehdi Krasniqit, janë grumbulluar një sasi e konsiderueshme e titujve të ndryshëm të librave, me qëllim të pajisjes së bibliotekave shkollore me libra, për nevoja të nxënësve të shkollave të Komunës së Malishevës.

Ditë më parë, me një mijë ekzemplarë të librave, është pajisur shkolla në fshatin Marali, pastaj shkolla e Damanekut me 1010 ekzemplarë, shkolla e Bubavecit me 500 ekzemplarë dhe shumë shpejt edhe një shkollë tjetër do të furnizohet me 500 ekzemplarë.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …