Shoqata e ,,Bletarëve në Deçan’’ hapi zyrën e saj

E formuar në Dhjetor të  vitit 2020 ,,Shoqata e Bletarëve’’ në Deçan edhe zyrtarisht ka hap zyrën e saj të re. Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë më drejtorin e BPZHR-së Rifat Stojkaj, kanë takuar anëtarët e kësaj shoqate dhe kryetarin e tyre Haki Tahirukaj, në hapjen solemne të zyrës së Bletarëve të komunës së Deçanit të cilët tashmë do të kenë një adrës të përbashkët për konsultime, për njoftime të kësaj lëmie, për pjesëmarrje në panaire dhe shqetësimet e tyre. Aktualisht në komunën e Deçanit janë rreth 8000 shoqëri bletë (koshere) që në të ardhmen pritet të rriten. Kryetari Ramosaj i përgëzoi për punën dhe angazhimin e tyre në ruajtjen e kësaj pasurie më të cilën gjithmonë komuna e Deçanit ka qen një nder komunat e para për mjaltin cilësorë duke ju premtuar  mbështetje te vazhdueshme gjithmonë ne koordinim me DBPZHR .Vlen të ceket se kjo zyre e cila është përuruar sot gjendet në objektin e pallatit të kulturës ,,Jusuf Gërvalla’’ në Deçan në katin e III-të dhe do të jetë e hapur çdo ditë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …