Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë dhe Komuna e Vitisë  nënshkruan  memorandum bashkëpunimi në interes të pacientëve

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Merrushe Ahmeti, kanë pritur sot në takim përfaqësuesin e Shoqatës të Drejtave të Pacientëve në Kosovë ( PRAK), z. Ruzhdi Rexha. Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar rreth bashkëpunimit të kësaj shoqate me komunën e Vitisë, konkretisht  edhe është nënshkruar  memorandumi i bashkëpunimit që ka për qëllim bashkëpunimin në mes të drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenies  Sociale dhe PRAK-it. Sipas këtij dokumenti parashihet  themelimi i Këshillit të Pacientëve në komunën e Vitisë. Përndryshe bëhet me dije se qëllimi i këtij këshilli është që të shërbej si një mekanizëm formal për përfshirjen e pacientëve në vendimmarrje në mënyrë që të punojnë së bashku me institucionet dhe stafin shëndetësor për të rritur cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve shëndetësore për pacientët dhe komunitetin.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …