Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, filluan ndërtimin e dy shtëpive në Malishevë

Në prag të festës së Fitër Bajramit, shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit”, përkatësisht përfaqësuesi i kësaj shoqate, hoxhë Halil Kastrati, së bashku edhe me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kanë vënë gurthemelin e dy shtëpive në Komunën e Malishevës. Përfitues të kësaj ndihme shumë domethënëse janë, Reshit Zogaj nga Lladrovci dhe Faton Elshani nga Banja, me banim në Malishevë. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, e ka falënderuar shoqatën humanitare “Jetimat e Ballkanit” dhe përfaqësuesin e saj, hoxhë Halil Kastratin, pasi me këtë ndihmë përveç këtyre dy familjeve, ndihmohet edhe Komuna e Malishevës, në zgjidhjen e problemit të strehimit për familjet që kanë nevojë, dhe krahas shtëpive tjera që është duke i ndërtuar Komuna e Malishevës, edhe shoqata “Jetimat e Ballkanit”, po i ndërton dy shtëpi. Përndryshe, kjo shoqatë, ditë më parë i ka dhuruar edhe ndihma në ushqim për 55 familje në Malishevë.

Kontrolloni gjithashtu

Konstituohet kuvendi i fëmijëve të komunës së Rahovecit

Në sallën e Kuvendit Komunal të komunës së Rahovecit u konstituua Kuvendi i fëmijëve, në …