Shoqata “Loti Jetimit “ ndihmon familjet skamnore të komunës së Shtimes

Shoqata Humanitare “Loti Jetimit”, me seli në Essen-Gjermani, ka ndihmuar familjet me jetimë  dhe ato skamnore, duke u shpërndarë nga 50 kg Miell, 28 familjeve të komunitetit ashkali dhe rom, në komunën e Shtimes.

Kjo ndihmë u është ofruar  familjeve në Shtime dhe 14 familjeve në fshatin Gjyrkovc, Vojnovc dhe Davidovc. Ndihma është ndarë drejtpërdrejt  nga përfaqësuesit e Shoqatës, Dalip Haliti dhe  Jakup Haliti, në bashkëpunim me Kryesuesin e Komitetit për Komunitete, Rrahman Kadrija, përfaqsuesit e OJQ-së “Jehona Rinore e Shtimes” dhe ZKKK.

Kjo shoqatë ka ndihmuar edhe më herët familjet skamnore të komunës së Shtimes.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …