Shoqata Sindikale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Kosovës paralajmëron veprime sindikale

Shoqata Sindikale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Kosovës paralajmëron veprime sindikale

Njoftimi për media Kontrollorët e trafikut ajror paralajmërojnë veprime sindikale Shoqata Sindikale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Kosovës (SINKON) përmes kësaj komunikate dëshiron të informojë opinionin publik dhe institucionet përgjegjëse për pakënaqësitë tona me përfshirjen në projektligjin e pagave që do të jetë në proces votimi në ditët dhe javët në vijim. Kontrollorët e trafikut ajror të Kosovës gjithashtu konsiderojnë që përfshirja e jonë në Ligjin e Pagave në Sektorin Publik cenon autonominë e Agjencionit të Shërbimit të Navigimit Ajror të Kosovës në zbatimin e dispozitave të marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat Republika e Kosovës është obliguar se do t’i zbatojë sipas Nenit 145 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës. Si pasojë e mungesës së stabilitetit financiar, në vendet e zhvilluara kanë ikur tashmë 7 kontrollorë/instruktorë të trafikut ajror me mbi 10 vjet përvojë në këtë profesion. Ky fakt dëshmon se kontrollorët tanë janë të përgatitur në nivelin e standardeve më të larta botërore, pasi tashmë ofrojnë shërbime në qendrat kryesore të aviacionit civil në Emiratet e Bashkuara dhe Evropë. Çështja e zbatimit të dispozitave ligjore dhe marrëveshjeve ndërkombëtare është e rregulluar edhe me Nenin 4 të Ligjit Nr. 04/L-250 për Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ASHNA, parasheh parimin e financimit dhe vendosjes së tarifave të shfrytëzimit të shërbimeve të navigimit ajror. Çështja e financimit bazohet në parimin shfrytëzuesi paguan për shërbimet e ofruara. Për t`ua lehtësuar institucioneve vendimin për të na larguar nga ligji, ju njoftojmë se numerikisht jemi pak. Ne duke ofruar shërbimet tona gjenerojmë të hyra financiare dhe nuk jemi barrë financiare per buxhetin e Kosovës. Ofruesit e shërbimeve të navigimit ajror(OSHNA) ku Kontrollorët e Trafikut Ajror ofrojnë shërbimet e tyre kudo në Evropë, dhe e kanë të garantuar autonominë financiare, autonomi e cila është e rregulluar ne nivel evropian dhe zbatohet nën ombrellen e EUROCONTROL-it.

Autonomia financiare realizohet përmes gjenerimit të të hyrave financiare nga OSHNA-t, përmes ofrimit të shërbimeve në hapësirat e caktuara ajrore. Ky sistem i vetëfinancimit është i veçantë, ku çdo OSHNA-s i aprovohet tarifa(çmimi) për shërbime të navigimit ajror, por që të njejtat mjete duhet të shpenzohen sipas planifikimit paraprak, të hyra që do të mbulojnë Adresa: APN “Adem Jashari”, 10070, Vrellë, Lipjan, Kosovë Numri fiskal 600858974 Email: [email protected] Xhirollogaria: UNICON 1189005913000120 Tel: +383 (0) 45 79 33 79 ProCredit Bank Kosovë TRADE UNION OF THE KOSOVA AIR TRAFIC CONTROLLERS SHOQATA SINDIKALE E KONTROLLORËVE TË TRAFIKUT AJROR TË KOSOVËS shpenzimet për paga, mirëqenie sociale, trajnime për të mbajtur nivel te lartë të përformances, investime në pajisje për të rritur cilësinë e shërbimeve etj. OSHNA-ve nuk ju lejohet të fitojnë apo gjenerojnë të hyra më shumë se sa që kanë shpenzime, dhe nëse mjetet nuk shpenzohen sipas planifikimit, OSHNA detyrohet që të njejtat t’ua rikthejë kompanive ajrore.

Caktimi i pagave dhe i shpenzimeve të tjera të ASHNA-së bëhet duke u bazuar në rregulloren e transpozuar të BE-së Nr.1794/2006 si rrjedhojë e të qenit te Kosovës shtet nënshkrues i Marrëveshjes HPEA. Përmes rregullores 3/2016 të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës që transpozon rregulloren e cekur të BE-së, caktohet tarifa për shfrytëzues të shërbimeve aeronatike, do të thotë për kompanitë ajrore që shfrytëzojnë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Me këtë nënkuptohet se ASHNA nuk është barrë për buxhetin e Republikës së Kosovës. Në parim, si SINKON, mirëpresim dhe përkrahim çdo ligj që rregullon çështjet e pagave dhe mirëqenies sociale në Kosovë. Projektligji për pagat është i inicuar disa vite më parë, është proklamuar se do të krijojë rregull/barazi për të gjithë dhe do të sjellë përfitime për nëpunësit civilë, fatkeqësisht jo për ne, sikurse verzioni i vitit 2019, edhe ky aktual i projektligjit për pagat vetëm sa do të përkeqësojë situatën.

Kjo situatë nuk na ofron zgjidhje, si i tillë, përfshirja në këtë ligj ka qenë dhe do të jetë i papranueshëm për kontrollorët e trafikut ajror. Kërkesa jonë për të mos u përfshirë në ligjin e pagave ka të bëjë me faktin se profesioni i kontrollit të trafikut ajror është i veçantë, nuk përkon dhe nuk përshtatet me asnjë nga profesionet e tjera, kërkon një trajtim të veçantë siç e gëzon në rajon dhe në vendet evropiane. Apelojmë tek institucionet tona që të gjejnë një zgjidhje, mos na përfshini në ligjin e pagave, kjo mund të bëhet duke përdorur praktikat evropiane, pasi që vetë Kosova është e përkushtuar të zbatojë/transpozojë ligjet dhe rregulloret evropiane.

Ne nuk jemi 10 mijë, 5 mijë apo 100 kontrollorë të trafikut ajror, jemi vetëm 32. Me theks të veçantë ASHNA gjeneron të ardhura financiare që krijojnë mundësi për autonomi financiare ashtu siç e parasheh Konventa e Çikagos nga Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil. Adresa: APN “Adem Jashari”, 10070, Vrellë, Lipjan, Kosovë Numri fiskal 600858974 Email: [email protected] Xhirollogaria: UNICON 1189005913000120 Tel: +383 (0) 45 79 33 79 ProCredit Bank Kosovë TRADE UNION OF THE KOSOVA AIR TRAFIC CONTROLLERS SHOQATA SINDIKALE E KONTROLLORËVE TË TRAFIKUT AJROR TË KOSOVËS Opinionit publik, udhëtarëve dhe kompanive ajrore, i kërkojmë ndjesë për situatat që mund të krijohen në të ardhmen e afërt, duke vendosur për masat sindikale që mund të merren, nëse shqetësimet dhe kërkesat tona nuk përfillen. Shpresojmë se do të gjendet një zgjidhje, ku ne do të vazhdojmë të ofrojmë shërbime profesionale për të gjitha palët duke zbatuar standardet më të larta të sigurisë dhe shpresojmë se nuk detyrohemi të ndërmarrim veprime sindikale.

Gëzim Krasniqi

Kontrolloni gjithashtu

Sondazh i Top Channelit vë në pah se 79. 44 % e të anketuarve pajtohet me qëndrimin e Amerikës dhe Anglisë, kundër Ilir Metës

Akuzat dhe kërcënimet arrogante të  Ilir Metës kundër   SPAK-ut dhe Altin Dumanit, shkaktuan  reagime nga  …