Shqipëria eksporton në Kinë mallra me vlerë 8 miliardë lekë, ndërsa importon nga Kina mallra në vlerë 62 miliardë lekë

Shqipëria eksporton në Kinë mallra me vlerë 8 miliardë lekë, ndërsa importon nga Kina mallra në vlerë 62 miliardë lekë

Instituti i Statistikave (INSTAT) raporton se në 11-mujorin e vitit 2022 eksportet e mallrave shqiptare drejt Kinës arritën vlerën 8.2 miliardë lekë, nga 7.2 miliardë lekë të eksportuara në 11-mujorin e 2021-shit. Ndërkohë, importet e mallrave,  arritën vlerën 62 miliardë lekë. Në të njëjtën periudhë të 2021-shit u importuan 53.2 miliardë lekë mallra. Sipas këtij Instituti, Kina është partneri i pestë tregtar duke zënë rreth 6 % të vëllimit. Shqipëria importon nga Kina kryesisht makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi vlera e të cilave gjatë këtij 11-mujori llogaritet gati 30 miliardë lekë. Po ashtu tekstile dhe këpucë, me vlerë mbi 10 miliardë lekë, produkte kimike e plastike me vlerën mbi 6 miliardë lekë, dhe materiale ndërtimi e metale me vlerë 7.1 miliardë lekë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …