Brickos

Kryetari Kastrati ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, gjatë vikendit e ka pritur në takim dhe e kanë kaluar vikendin bashkë me mikun tij të mirë, ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi dhe skulptorin e madh shqiptar z. Muntaz Dhrami, i cili edhe do të realizoj bustin e bilbilit të këngës shqipe, të madhes Nexhmije Pagarusha, pikërisht në vendlindjen e saj, në Pagarushë. Me këtë rast kryetari Kastrati ka thënë se ylli i këngës shqipe e meriton angazhimin e gjithsecilit prej nesh, dhe për këtë ne do të bëjmë të pamundurën deri në realizimin final të këtij projekti, me të cilin do të ndihet krenar, çdo shqiptar! Faleminderit Ambasadorit Minxhozi, kryesuesit Argjend Thaçi, gjithë bashkëvendësve e dashamirëve të të madhes, Nexhmije Pagarusha, që po angazhohen në funksion të jetësimit të kësaj vepre kaq madhështore, ka thënë kryetari Kastrati.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …