Shoqata “Vatra” nga Toronto, viziton qytetin e Mitrovicës

Kryetari i Shoqatës “Vatra” me seli në Toronto,Tony Sulaj dhe Pashko Gjokaj nga Mali i Zi, kanë qëndruar në qytetin e Mitrovicës, të cilët janë pritur nga nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi si dhe nga drejtori i Arsimit, Pajazit Hajzeri.

Gjatë këtij takimi kryetari i Shoqatës “ Vatra”, Toni Sulaj ka folur për Vatrën dhe vatranët, për misionin e të gjithë shqiptarëve në diasporë dhe kontributin e tyre  në procese të rëndësishme historike. Gjatë rrugëtimit të saj historik kjo shoqatë ka luajtur rol të rëndësishëm ne jetën politike, kulturore dhe shoqërore për shqiptarët në diasporë e cila vazhdon rrugën e aktivitetit në interes të mbrojtjes të interesave mbarë shqiptare. Ai më tutje ka shtuar që është një nderë i veçantë për të, edhe vizita në qytetin e Mitrovicës.

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi i ka falënderuar  përfaqësuesit e shoqatës “ Vatra”  dhe përkushtimin e shqiptarëve në diasporë në procese të rëndësishme për Kosovën. Ai më tutje ka folur edhe për angazhimin e vazhdueshëm te komunës, për të ngritur zhvillimin ekonomikë të qytetit, për të përmirësuar jetesën dhe mirëqenien e qytetarëve.

“Ne si komunë jemi të përkushtuar në zhvillimin e bujqësisë, ndonëse Mitrovica njihet si qytet industrial, mirëpo ne kemi resurse të mjaftueshme për zhvillimin e bujqësisë dhe të turizmit, kemi krijuar edhe zonën e lirë ekonomike për të tërhequr investitorë te huaj e vendore. Jeta politike është me stabile, tani edhe kur kanë filluar punimet ne heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër, duke mundësuar që Mitrovicës ti kthehet epiteti i dikurshëm ”, shtoi më tutje Kamberi.

Edhe kryetari Bahtiri ka vlerësuar lartë punën e mërgimtarëve shqiptarë, të cilët ndonëse jetojnë e veprojnë ne diasporë, ata gjithmonë me mendje dhe zemër  janë në vendlindjen e tyre, duke qenë shtylla kryesore e ekzistencës dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës.

“Edhe pas luftës, pikërisht kjo diasporë ka dhënë kontribut të çmueshëm në ndërtimin dhe rindërtimin e Kosovës së djegur e të shkatërruar nga lufta. Edhe sot, kontributet financiare të kësaj diaspore janë të mëdha dhe domethënëse për Kosovën dhe zhvillimin e saj ”, ka thënë Bahtiri.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ferizaj u mbajt tryezë pune me temën “Reagimi i emergjencave shëndetësore të regjionit të Ferizajt në raste emergjente”

Organizuar nga drejtori i DSHMS-së-Ferizaj, Dr. Kemajl Emini në Qendrën Trajnuese të Mjekësisë Familjare në …