Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, në nivelin qendror, nuk janë në nivelin e përgjegjësisë

Në shënim të 17-vjetorit të Betejës te “Tabet e Llapashticës”, në Llapashticë të Besianës, veteranët e UÇK-së të Zonës Operative së Llapit  u kanë drejtuar kritika të shumta institucioneve shtetërore dhe  atyre që përfaqësojnë shoqatat e dala nga lufta. Përfaqësuesi i Brigadës 151 “Zahir Pajaziti”, Ajet Potera, pasi ka folur për qëndresën dhe heroizmin  e luftëtarëve të UÇK-së në këtë betejë, ka thënë se sot, shumë gjëra nuk janë ashtu siç i kanë ëndërruar dhe idealizuar luftëtarët e lirisë. Sot është aktuale çështja e veteranëve të luftës, që fatkeqësisht UÇK-në, e ndanë në dy periudha, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të viteve 1998-1999 dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të vitit 2015. Kjo e fundit është shndërruar në një korporatë për të zënë punë edhe ata që nuk kanë qenë fare në luftë, ose kanë qenë kundër saj. Veterani, Ajet Potera ka thënë veç tjerash se  shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, të nivelit qendror nuk janë në nivelin e përgjegjësisë dhe nuk përfaqësojnë interesin meritor të  kategorive të luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Policia nuk është shtab zgjedhor – Pokuroria, MPB dhe KSHZ ta hetojnë Izetin

Dje, para syve të gjithë opinionit, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, …