Brickos

Shpallen sportistët më të mirë të vitit 2018 nga Komuna e Rahovecit

Në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec, është mbajtur ceremonia e shpalljes së sportistëve më të mirë të vitit në Komunën e Rahovecit, ceremoni kjo e organizuar nën patronazhin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport. Gjatë kësaj ngjarje u shpall sportisti më i mirë, trajneri, futbollisti, Klubi, Basketbollisti, automobilisti, peshkatari, punëtori, sipas propozimeve të dërguara nga Klubet Sportive dhe vlerësimit nga Komisioni për Zgjedhjen e Sportistit për vitin 2018. Nga Komisioni  Vlerësues, i përbërë, nga Qemajl Krasniqi, Agim Hoti, Shaip Shala, Arbnora Sokoli, Enis Durguti, Bajram Kabashi, Qemajl Spahiu, Servete Kastrati dhe  Besim Bajraktari. Sipas këtij vlerësimi, Çmimi “Sportisti më i mirë i vitit 2018”  i takoi Arian Çallaku, të cilin e ndau Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi. Klubi më i suksesshëm i Rahovecit u shpall, KB “Rahoveci”. Epiteti i trajnerit më të suksesshëm për vitin 2018 i takoi  Bujar Loci. Ndër të tjera me një fjalë rasti, Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi çmoj shumë kontributin dhe punën e vazhdueshme që e bëjnë sportistët, duke vlerësuar  që sporti në Rahovec në të gjitha disiplina është i gjallë, si dhe premtoj që përkrahja jonë si Komunë nuk do të mungoj asnjëherë.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …