Shpejtim Bulliqi: Kemi gjetur disa prova se Demarkacioni me Malin e Zi është shënjuar gabim

Shpejtim Bulliqi: Kemi gjetur disa prova se Demarkacioni me Malin e Zi është shënjuar gabim

Anëtarët e Komisionit të ri për Shënjimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi, janë të bindur se kanë gjetur prova me te cilat dëshmohet se përcaktimi i kufijve të Kosovës me Malin e Zi është bërë gabim. Kryetari i Komisionit Shpejtim Bulliqi në një intervistë për televizionin publik nuk ka dhënë detaje se për çfarë dëshmish bëhet fjalë, por ka deklaruar se kanë siguruar prova që dëshmojnë se përcaktimi i kufirit nga komisioni i kaluar është bërë gabim, duke iu referuar edhe një vizite zyrtare që e kanë zhvilluar në Kroaci e Slloveni lidhur me këtë çështje. Madje ka shprehur habinë se si ish- anëtarët nuk kanë  kërkuar fakte nga dy shtete mike të Kosovës si Kroacia e Sllovenia.

“Ne atje patëm rastin të takohemi me disa institucione relevante dhe nga të cilat ne arritëm të sigurojmë disa materiale të cilat janë të vlefshme për punën tonë por janë të vlefshme edhe për procesin. Janë disa prej materialeve të cilat me kohë do ti bëjmë publike. Sigurisht që dëshmojmë se kemi humbur territor sepse arsyeja e shkuarjes sonë atje ishte kjo. Kemi pasë një lëvizje në terren atje, kemi parë disa pika, kemi qenë deri në pikën e Kullës  kemi lëvizë me organet e Policisë kufitar,. Kemi shqyrtuar disa nga pikat që kanë qenë me rendësi dhe të cilat na japin një rezultat praktik të asaj që ne kemi lexuar dhe përpunuar në aspektin profesional’, ka thenë Bulliqi.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …