Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti thotë se duhet të merret një vendim i përbashkët për taksën duke e pezulluar atë për 90 ditë

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka deklaruar edhe një herë se çështja e taksës së vendosur nga Kosova për Serbinë duhet të diskutohet. Ai ka thënë se nëse merret ndonjë vendim për taksën duhet të jetë i përbashkët. Ahmeti konsideron që gjëja më e keqe do të ishte të lëshojmë pe pas një jave apo dy jave. Më mirë sipas tij do të ishte që nëse vendoset pezullimi i saj, të deklarohet se kemi vendosur të gjithë së bashku, e Serbia i ka 90 ditë për arritjen e marrëveshjes, e në rast të dështimit rikthehet taksa automatikisht, e kjo do të ndodhë edhe nëse ju vendosni veç edhe një kusht më tepër. Ai deklaron se është koha përfundimisht që të gjithë të ulen bashkë, përfshi edhe subjektet opozitare, dhe të merret një vendim për taksën, pasi askush nuk dëshiron ta marrë përgjegjësinë, të dalë të kërkojë heqjen e taksës, e pastaj ai faj t’i mbetet personit që ka kërkuar këtë.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

Behxhet Shala: PDK-ja bëri mirë që e votoi kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Behxhet Sh. Shala – Bajgora ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e …