Një kontingjent prej 30 ushtarëve kroat është dërguar në Kosovë në mbështetje të trupave të tjera të NATO-s

Një kontingjent prej 30 ushtarëve kroat është dërguar në Kosovë në mbështetje të trupave të tjera të NATO-s

Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë ka njoftuar se një kontingjent prej 30 ushtarëve kroat është dërguar në Kosovë në mbështetje të operacionit të NATO-s. Ushtarët kroat kanë mqenë të pranishëm në vendin tonë në 10 vitet e fundit. Largimi i kontingjentit u shoqërua nga kreu i njesisë ajrore të 93-të, kolonel Boris Panic, i cili vuri në dukje se Forca Ajrore Kroate në misionin në Kosovë ka qenë vazhdimisht duke marrë pjesë që nga viti 2009. Koloneli Stjepan Stepiq tha se ushtarët janë të përgatitur mirë, me përvojë dhe të gatshëm për një mision tjetër. Detyra themelore e ushtarëve kroatë në bazën amerikane Bondstil është transportimi i personave dhe ngarkesave, kanë treguar autoritetet kroate. Ndërkohë vlen të theksohet se Kroacia është ndër shtetet më përkrahëse të Kosovës në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …