leoni

Shpend Ahmeti: Tubimet në sheshe të rrezikshme dhe në kundërshtim me të gjitha rekomandimet e dhëna

Shpend Ahmeti: Tubimet në sheshe të rrezikshme dhe në kundërshtim me të gjitha rekomandimet e dhëna

Dje rreth 500 persona, përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje janë grumbulluar siç kanë thënë për të bërë testime nëse mund të realizojnë protesta në kushte pandemie. Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar sot duke thënë se pavarësisht se kush ka qenë organizatori, organizimi i një tubimi të tillë në situatën aktuale ku gjendet Kosova është i rrezikshëm dhe në kundërshtim me të gjitha rekomandimet që janë dhënë nga qeveria. Kreu i Prishtinës thotë se një tubim i tillë ka qenë i pamatur sa i përket aspektit shëndetësor, shkelje e ligjit dhe i dëmshëm sa i përket mesazhit që është dhënë.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: E votova për kandidaturën serioze të VV-së

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka komentuar zgjedhjen e Dimal Bashës si kryeparlamentar, duke theksuar …