Shpërndahen 301 motokultivatorë (benasë) për fermer të komunës së Rahovecit

Komuna e Rahovecit, përmes drejtorisë për Bujqësi, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë shpërndarjen  e 301 motokultivatorë (benasë) për fermer të komunës. Nga kjo fazë dhe nga fazat e tjera të shpërndarjes kanë përfituar motokultivatorë, gjithsej 361 fermerë, të cilët do ta kenë më të lehtë të fillojnë punët e tyre përgatitore për këtë sezonë dhe të kenë prodhimtari cilësore. Në ceremoninë e shpërndarjes së mekanizmave bujqësorë, i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, nënkryetari Fatmir Iska, drejtori i DBPZHR-së, Berat Duraku dhe fermer përfitues. “Përkujtojmë faktin se, në 6 faza të shpërndarjes, për 12 lloje të pajisjeve, veglave dhe të mekanizmit bujqësor, kanë përfituar 812 fermerë. Komuna e Rahovecit dhe drejtoria e Bujqësisë do të vazhdojnë të jenë krah i fortë i bujkut, dhe së shpejti do të nisin procedurat për shpalljen e thirrjeve të tjera për aplikim dhe për projektet kapitale, si dhe për pajisje të tjera, vegla dhe mekanizëm bujqësor, për vitin 2020. Të përcaktuar për të qenë afër jush, me ju dhe për ju fermerë. I gëzofshi dhe u shtofshin prodhimet e juaja cilësore”, ka thënë në fjalimin e tij kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …