Shpërndahen 40 spërkatëse për kultivuesit ferizajas të perimeve

Paraditen e sotme, në ambientet e Palestrës së Sporteve “Bill Clinton”, Drejtoria e Bujqësisë bëri shpërndarjen e spërkatëseve për 40 kultivues të perimeve në serra dhe jashtë tyre. Drejtori i Bujqësisë, Burim Bajrami me këtë rast tha se kjo mbështetje është mbështetja e radhës për fermerët ferizajas, ku me këto pajisje do të lehtësohet ndjeshëm e rritet cilësisht prodhimtaria e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …