leoni

Shpresa Bajraktari: Ranë për të mos vdekur kurrë, duke mbetur pishtarë të pashuar!

Me krenari dhe mirënjohje të thellë kujtojmë 81-vjetorin e heroizmit të pashoq të 5 Heronjve të Vigut, që:

21 gusht 1944, njësiti partizan prej 5 vetë (Naim Gjylbegu, Ahmet Haxhia, Ndoc Mazi, Hidajet Lezha dhe Ndoc Deda) kishte marrë detyrë për të shkuar në një takim në Nënqafën e Vigut për të marrë pjesë në mbledhjen e Qarkorit të Partisë.
Rrugës për në Vig ata u spiunuan, u ndoqën dhe u rrethuan nga forcat mercenare bashkëpunëtore të fashizmit, të udhëhequr nga kapedani Gjon Markaj Gjoni.

Pesë partizanët u rrethuan në një shesh të hapur, por megjithatë ata nuk e humbën toruan.
Ata e ndanë mendjen për të luftuar deri në pikën e fundit të gjakut, edhe pse do të luftonin 5 trima ndaj 200 armiqve.
Duke ruajtur gjakftohtësinë dhe të vendosur deri në fund për idealet e tyre;

Në këto momente 5 trimat ju bënë thirrje mercenarëve të shitur:
Që të braktisnin komandën dhe të bashkoheshin me luftën partizane.

Përgjigjja e mercenarëve ishte:
Që, sipas tyre, duhej të ishte njësiti partizan prej 5 vetë, që duhet të dorëzoheshin!

Por, thirrjes së kriminelëve ndaj partizanëve për t’u dorëzuar, partizanët iu përgjigjën trimërisht:
“Ne nuk dorëzohemi!”
“Armët i kemi ngjeshur për të luftuar fashizmin dhe tradhtarët e Atdheut dhe jo për t’ju dorëzuar atyre!”

Në këto rrethana, kur vdekja ishte shumë pranë tyre, Ndoc Mazi, njëri nga 5 Heronjtë e Vigut, shkruan një letër për Qarkorin e Partisë Komuniste të Shkodrës.

Në këtë letër shkruhej:

“Të dashur shokë!
Jemi të rrethuar dhe presim në çdo minutë të na përshkojnë plumbat e tradhtarëve, po ne kena nda mendjen: më mirë me dhanë jetën si me le, sesa me tradhtu luftën që kemi nisë.”
Një herë kemi thanë:
“Ja vdekje, ja liri!”
Pra, o shokë, ju do të ndiqni rrugën tonë, ku po e lamë dhe me guxim të pathyeshëm;
Shokë prej maleve të Mirditës, ku është çerdhja e tradhtarëve:
Ju çojmë përshëndetjet tona tuj brohorit të gjithë një zani:
Vdekje Fashizmit, Liri Popullit!
Vdekje okupatorëve barbarë që na kanë shndërru vatanin!
Rroftë Ushtria Nacionalçlirimtare!
Të fala të pesë shokët: Teli, Besniku, Tigri, Minuku, Hydai!”

Në këtë letër shprehej besimi i patundur i 5 Heronjve të Vigut se Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare do të triumfojë dhe se populli do të vendosë pushtetin e tij.

Me guxim e trimëri të rrallë vazhdoi lufta e pabarabartë, ku pesë Heronjtë e Popullit, pa iu trembur syri, zhvilluan një luftë të rreptë me armiqtë, duke zbrazur të gjitha plumbat e pushkëve dhe automatikëve dhe hedhjen e bombave, derisa gjetën vdekjen e tyre me nder një nga një.

Lufta dhe heroizmi i 5 trimave u përhap në gjithë Mirditën, Lezhën e Shkodrën, si dhe në të gjithë Shqipërinë.

Heroizmi i pashoq i tyre bëri që brigadat partizane të vazhdonin fuqishëm luftën për çlirimin e plotë të Shqipërisë, për ta bërë popullin të lirë dhe të pavarur;
Jo vetëm nga pushtuesit, por edhe nga bashkëpunëtorët e tyre!

5 Heronjtë e Vigut ranë për të mos vdekur kurrë, duke mbetur pishtarë të pashuar.
Ne shqiptarët e ndershëm do t’u jemi gjithnjë falënderues dhe mirënjohës atyre;
Atyre dhe gjithë bijve dhe bijave shqiptare që morën pjesë me armë në dorë duke mos kursyer as jetën për lirinë e Atdheut tonë të dashur.

Pas çlirimit, Heronjve dhe dëshmorëve ju ngritën këngë, poezi, filma, si dhe buste për t’i mbajtur të pavdekshëm.
5 Heronjve të Vigut ju bënë 2 filma, ju thurën këngë dhe vargje poetike, si dhe në qendër të qytetit Shkodër iu ngrit lapidari për t’i mbajtur ata gjithnjë të pavdekshëm.

Por, pas komunizmit, hienat e hoqën nga qendra e qytetit bustin e 5 Heronjve, sepse i verbonte trimëria dhe ideali i pavdekshëm i këtyre trimave që ranë për të mos vdekur kurrë, duke mbetur pishtarë të pashuar.

Megjithatë, ne shkodranët i kemi të ngulitur thellë në memorien tonë dhe nuk do t’i harrojmë këta heronj që dhanë jetën me trimëri të pashoqe;

Sa herë që ne duam të lëmë takim në Shkodër me shokët dhe shoqet tona, themi:
“Do të takohemi në qendër, te 5 Heronjtë e Vigut.”

Heronjtë kurrë nuk mund të hiqen nga memoria e kombit shqiptar,
Pasi heroizmi i tyre është i çimentuar thellë në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve të ndershëm.


Lavdi të përjetshme 5 Heronjve të Vigut!

Lavdi Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të udhëhequr nga komandanti Enver Hoxha!

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Urgjentisht e nevojshme rritja e pagës minimale për një jetë me dinjitet

Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI shpreh mbështetjen e plotë për kërkesat e sindikatave për …