Brickos

Shqetëson rritja e numrit të të infektuarve në Viti

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) ka shprehur shqetësimin për rritjen e numrit të të infektuarve, ditëve të fundit, në Komunën e Vitisë. Kryetari Sokol Haliti tha se në Viti aktualisht 67 persona janë të infektuar. Sipas tij, angazhimi i institucioneve komunale dhe i mekanizmave tjerë do të vazhdojë pandërprerë për ta përmirësuar gjendjen. KKMSH me keqardhje ka marrë lajmin se një qytetare nga Pozherani, ka ndërruar jetë, me ç’rast familjes Korrani i ka shprehur ngushëllime të sinqerta. Komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiten Afrim Halili, tha se edhe Policia e Kosovës po vëzhgon situatën në mënyrë që masat anti-Covid të zbatohen në përpikëri. Nga ana tjetër, Njësia e Zjarrfikjes, ka vazhduar me klorifikimin e rrugëve, shesheve, oborret e objekteve shkollore në fshatrat Binqë, Shushtë e Buzovik.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …