Shqipëria ka shpallur 11 korrikun Ditën e Përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë

Shqipëria ka shpallur 11 korrikun, Ditën e Përkujtimit të gjenocidit, në Srebrenicë. Më 7 korrik parlamenti shqiptar miratoi Rezolutën, “Për Përkujtimin dhe Nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë”, e cila dënon pandëshkueshmërinë ndaj krimeve të luftës, që shkel mbi dinjitetin e më shumë se 8 mijë civilëve, që u vranë nga serbët në Sreberenicë. Po sot Bosnja përkujton sot 27-vjetorin e masakrës serbe në Srebrenicë, një prej masakrave më të rënda në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.  Sot mbushen 27 vjet që kur forcat serbe masakruan mbi 8 mijë burra boshnjakë myslimanë. Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, që ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …