Kryeministri, Kurti

Kryeministri, Albin Kurti, ka përkujtuar Masakrën e Srebrenicës, e cila u krye mizorisht e barbarisht 27 vite më parë nga serbët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar masakrën e Srebrenicës, e cila ndodhi 27 vite më parë. Kurti ka thënë se ajo çfarë ka ndodhur para 27 viteve nuk është asgjë më pak se gjenocid. “Dëmi i shkaktuar nga gjenocidi i Srebrenicës është i shumëfishtë. Ai shkon përtej 8 mijë e 273 burrave dhe djemve të vrarë. Përtej 30 mijë fëmijëve e pleqve të abuzuar e të shpërngulur me dhunë. Dëmi i shkaktuar transferohet secilin vit te dhimbja e nënave. Lotët e motrave. Traumat e përjetuara. Vuajtjet e pakontrolluara”, ka shkruar Kurti. Kryeministri ka theksuar se dëmi i shkaktuar nga gjenocidi nuk mund të riparohet, por ai mund të njihet duke u pranuar. E në kohën kur jetojmë ne, viktimave u vendoset kripë në plagë secilën ditë kur gjenocidi i Srebrenicës mohohet paturpshëm nga Serbia, ka shkruar Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …