Shqipëria po shënon 107-vjetorin e pavarësisë, në gjendje dhembjeje, por edhe me solidarësinë vëllazërore të tërë kombit

Shqipëria po shënon 107-vjetorin e pavarësisë, në gjendje dhembjeje, por edhe me solidarësinë vëllazërore të tërë kombit

Shqipëria sot po shënon 107-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, ditë kjo që të gjithë shqiptarët jo vetëm në Shqipëri por kudo në Kosovës dhe në shtetet e Ballkanit, e  festojnë këtë ditë edhe ndihen  të pikëlluar por edhe të bashkuar  e solidarë, për të mbijetuar këto çaste të rënda dhe të paparashikueshme për ditët në vijim. Të paktën 44 qytetarë të Shqipërisë  kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë lë nga pasojat e tërmeteve  që e goditën Shqipërinë në këto tri ditë. Qindra banorë që kanë pësuar nga tërmeti dhe të tjerë që frikësohen nga përsëritja e dridhjeve  kanë kaluar natën e dytë mes rrënojave, nëpër tenda apo vetura, pas tërmetit me magnitudë 6.4, njëherësh më i fuqishmi në dekada që goditi Shqipërinë, në orët e para të 26 nëntorit, rreth 30 kilometra në veriperëndim të Tiranës. Ekipet e shpëtimit nga më shumë se 10 shtete u janë bashkuar ekipeve të Shqipërisë më 27 nëntor, për të kërkuar personat që mund të kenë mbetur nën rrënoja. Numri më i madh i viktimave është shënuar në Thumanë ku u rrëzuan dy pallate dhe mbetën të vdekur 23 banues. Gjashtëmbëdhjetë persona tjerë kanë humbur jetën në disa zona të Durrësit, në një pallat 6 katësh të shembur në qytet, në dy hotele të rrënuara në zonën e Plazhit si dhe një shtëpi në zonën e ish-Kënetës, ku jetonin tre vëllezër dhe familjet e tyre. Mes viktimave deri tani janë 4 fëmijë, nga 3 deri në 8 vjeç.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …