Kryetari i Alternativës për Ndryshime, Shqiprim Arifi: Nga sot Serbia përballet me të rinjtë e Preshevës

Kryetari i Alternativës për Ndryshime, Shqiprim Arifi: Nga sot Serbia përballet me të rinjtë e Preshevës

Kryetari i Alternativës për Ndryshime, Shqiprim Arifi, në mbrëmje ka dalë për të komunikuar fitoren në zgjedhjet lokale në Preshevë. Ai ka thënë se nga sot Serbia ka punë me të rinjtë e Preshevës dhe jo pleqtë e Preshevës.

“Alternativa për Ndryshime në këto zgjedhje çimenton, betonon që është partia më e fuqishme në Preshevë. Po hapet një kapitull i ri, të cilin po mendojmë se qytetari jonë e ka pranuar. Ne sot duhet të mendojmë edhe për humbësit. I ftojmë për paqe dhe jemi zemërgjerë. I falim ata pa asnjë mëdyshje. Të gjithë, pa asnjë dallim. Qëllimi jonë është Presheva dhe nuk ka asnjë gjë tjetër me rëndësi. Të ecim para”, është shprehur Arifi. Sipas tij, këto zgjedhje tregun se shpifja nuk mjafton dhe se duhet pasur program.

Kontrolloni gjithashtu

Policia zbardh rrugën e përdorur për sulmin në Ibër-Lepenc, me hetime të vazhdueshme pas shpërthimit të 29 nëntorit

Në natën e 29 nëntorit, Policia e Kosovës ka zbuluar rrugën e përdorur nga dy …