Kryetari Thaçi: Kemi nevojë për besim e jo dyshim, për përkushtim e jo largim, për bashkim e jo përçarje

Kryetari Thaçi: Kemi nevojë për besim e jo dyshim, për përkushtim e jo largim, për bashkim e jo përçarje

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e festës së Krishtlindjeve në Rezidencën e Ipeshkvisë, ku është mbajtur pritja solemne, të cilën e udhëhoqi Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji dhe monsinjor Lush Gjergji, deklaroi se ne kemi nevojë për besim e jo dyshim, për përkushtim e jo largim, për bashkim e jo përçarje.

“Bashkë me klerikët fetarë, në pritjen e Imzot Dodë Gjergjit, sonte uruam paqe, dashuri e mirësi për gjithë qytetarët tanë. Ne kemi nevojë për besim e jo dyshim, për përkushtim e jo largim, për bashkim e jo përçarje. Është shumë e rëndësishme të mos e humbasim besimin se Kosova është shtëpia jonë e përbashkët. Jemi sprovuar shumë herë, por gjithmonë kemi ngadhënjyer, sepse kemi pasur besim, në veten tonë, në vlerat për të cilat jemi angazhuar dhe kemi sakrifikuar”, ka shkruar Thaci në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …