Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj: Nuk duhet të këtë rritje çmimit, por as ndërprerje të energjisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj: Nuk duhet të këtë rritje çmimit, por as ndërprerje të energjisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk do të ketë rritje të çmimit të rrymës, ndërsa ka paralajmëruar se nëse vonohet zhvendosja e banorëve të disa fshatrave të Kastriotit, atëherë do të bëhet. Ai këto komente i bëri pas takimit që pati me menaxhmentin e KEK-ut. “Zhvendosja duhet të ndodhë, për të filluar mihja sepse zona është e rrezikuar po ashtu dhe duhet aktivizohen blloqet pasi që punohet me një bllok në A dhe një në B dhe se shumica e furnizimit është e bazuar në import”, tha Haradinaj. Ndërkohë që ka pasur paralajmërime për shtrenjtimin e rrymës deri në 20 për qind, kreu i ekzekutivit tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, duke shprehur besimin njëherësh se nuk do të ketë as reduktime të energjië elektrike.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …