Kryeipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji: Të marrin shembull për të mirë dhe të reflektojmë me guxim e urti, për të rikthyer besimin e humbur

Imzot Dodë Gjergji: Të marrin shembull për të mirë dhe të reflektojmë me guxim e urti, për të rikthyer besimin e humbur

Kryeipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ka bërë thirrje që të ketë më shumë dashuri ndërmjet njerëzve për të ruajtur të ardhmen e ndritur dhe të dëshmojmë se dimë dhe mundemi të ruajmë paqen. Ai këto komente i bëri me rastin e festës së Krishtlindjeve në Rezidencën e Ipeshkvisë, ku është mbajtur pritja solemne, të cilën morën pjesë drejtues të institucioneve të Kosovës, udhëheqës të bashkësive fetare etj.

“Me këtë rast i ftoj të gjithë ata që prijnë që ta marrin shembull dhe të reflektojnë me guxim dhe me urti, për të rikthyer besimin e humbur te njëri-tjetri. Për të siguruar paqen politike, drejtësinë sociale dhe ndër besimet dhe të mos hezitojë asnjëri të ripërtërijë me kombet dhe njëri tjetrin. Miq të dashur është koha për të rigjetur forcën e shpirtit. Duhet të gjemë atë urti të Anton Çetës për ta falur njëri-tjetrin, qysh i falnim gjaqet. Duhet ta gjejmë forcën e durimit të Rugovës që të mundemi të durojmë dhe ta duam njëri-tjetrin. Duhet ta gjejmë sakrificën e Jasharëve që sikur kemi fituar lirinë ta ruajmë paqen”, ka thënë ai

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …