Shqiptarët në Maqedoni nuk pranohen në disa nga formacionet e Armatës së këtij Shteti

Shqiptarët në Maqedoni nuk pranohen në disa nga formacionet e Armatës së këtij Shteti

Shqiptarët në Maqedoni nuk pranohen në disa nga formacionet e Armatës së këtij Shteti. Në listën e njësitit ushtarak elitar, “Ujqit” nuk gjendet asnjë emër shqiptar, edhe përkundër premtimeve të njëpasnjëshme të funksionarëve shqiptarë, për përfaqësim të denjë në mbrojtjen e shtetit. Ngecjen e pranon edhe zëvendësministri i Mbrojtjes Bekim Maksuti, i cili përmend mungesën e ushtarëve të rinjve shqiptarë që paraqiten në konkurse selektive. Regjimenti për operacione speciale, me strukturën e re do të shpërbëhet dhe do të krijojmë dy batalione të reja. Në njërin batalion edhe tani ka pasur oficerë, nënoficerë dhe ushtarë shqiptarë, por fatkeqësisht nuk kemi arritur ndonjë marrëveshje që deri tani të kemi sa i takon përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në batalionin e Ujqve. Gjenerali, Muhamet Racaj thotë se pengesa e vetme e mungesës së shqiptarëve në njësitin special “Ujqit”, është marrëveshja politike mes partive të bllokut maqedonas dhe atij shqiptar, në pushtet. Sipas tij, ka shumë ushtarë të aftë shqiptarë që nuk e fitojnë avancimin e duhur vetëm për shkak të përkatësisë etnike të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Zgjedhja e presidentit pas 5 marsit do të ishte shkelje flagrante e Kushtetutës

Profesori universitar dhe ish-kryetari i Gjykata Kushtetuese e Kosovës, Enver Hasani, ka paralajmëruar se çdo …