Brickos

Shtabi Emergjent- Skenderaj merr masa të reja për parandalimin e infeksionit COVID-19

Është mbajtur mbledhja e dytë e Shtabit Emergjent të kryesuar nga Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në të cilën u vendos për marrjen e masave shtesë për parandalimin e infeksionit COVID-19:

  1. Stacioni Policor në Skenderaj do të ofrojë asistencë sipas nevojës në zbatimin e vendimit të Qeverisë për ndalimin e hyrje daljeve të qytetarëve në Komunën e Klinës;

  2. Vendosja e tendës me ekip mjekësor në hyrje të QKMF-Skenderaj, si masë preventive;

  3. Sipas vendimit të Qeverisë ndërpriten menjëherë linjat e autobusëve nga Skenderaj në drejtim të Komunave tjera;

  4. Ndalohet qarkullimi i autobusëve brenda territorit të Komunës së Skenderajt;

  5. Sipas vendimit të qeverisë mbyllen kafeteritë, baret, pabet dhe restorantet, qendrat tregtare me përjashtim të farmacive dhe marketeve ushqimore;

  6. Pezullohen të gjitha aktivitetet e parapara nga Komuna e Skenderajt(diskutime publike) aktivitetet kulturore, sportive etj;

  7. Ndalohen tubimet e çfarëdo natyre si masë preventive ndaj përhapjes së virusit;

  8. Përveç mbylljes së tregut të kafshëve e automjeteve, mbyllet edhe tregu i gjelbër i qytetit të Skenderajt;

  9. Pezullohen punët me palë në Komunën e Skenderajt, përjashtim rasteve urgjente;

  10. Zyrtarët që punojnë me palë do të pajisen me mjete mbrojtëse dhe dezinfektuese;

  11. Mbyllen përkohësisht zyrat e gjendjes civile në bashkësitë lokale në Skenderaj;

  12. Obligohen institucionet publike lokale që të lirojë nga puna zyrtarët me sëmundje kronike dhe shenja gripoze;

  13. Obligohen marketet ushqimore, furrat dhe barnatoret që të lirojnë nga puna (me pagesë) punëtoret me sëmundje kronike dhe shenja gripoze;

  14. Obligohen marketet ushqimore, furrat dhe barnatoret që të rrisin nivelin e higjienës dhe të dezinfektojnë hapësirat e punës;

  15. Obligohen marketet ushqimore, furrat dhe barnatoret që gjatë orarit të punës të përdorin mjete mbrojtëse dhe dezinfektuese për secilin punëtor;

  16. Inspektorati komunal vazhdon inspektimet 24 orë në teren, për të inspektuar dhe ndaluar rritjen e çmimeve artificiale të produkteve;

  17. Vazhdon masa për dezinfektimin e institucioneve shkollore, shëndetësore, kulturore, sportive, shtëpisë për personat e moshuar etj;

  18. Linja telefonike falas 194 e Qendrës Operative Emergjente Lokale, vazhdon të jetë në dispozicion për të gjithë qytetarët që mund të kenë probleme shëndetësore;

  19. Personat që kanë dyshime se janë infektuar me virus të vetë izolohen dhe të kërkojnë ndihmë në linjën telefonike falas 194 ose 038/200 80 800, pa pasur nevojë të paraqiten në QKMF, ekipi mobil do të intervenojë shpejtë;

  20. Inspektorati Komunal do të kujdeset për implementimin e vendimit të Qeverisë që institucionet publike dhe ato private të lirojnë njërin prind nga puna brenda kësaj periudhe të pezullimit të procesit mësimor.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …