Gjergj Kastrioti

Shtatorja e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut do të vendoset në një rrethrrotullim në qendër të qytetit të Ulqinit

Shtatorja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut do të vendoset në një rrethrrotullim në qendër të qytetit të Ulqinit, te ndërtesa e Komunës. Këtë lajm për “Portalin Ul-info” e konfirmoi kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, i cili shtoi se për këtë gjë u fitua pëlqimi i Ministrisë së Kulturës. Edhe bulevardi në të cilin gjendet rrethrrotullimi mban emrin e heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeu. Këtë vit festohet 550-vjetori i vdekjes së Skënderbeut.

Kontrolloni gjithashtu

106 vjet nga Kongresi i Lushnjës, Begaj: Moment vendimtar për ekzistencën, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka përkujtuar sot 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës, …