Edi Rama

Rama: Vetingu vijon të godasë me sukses në kokë oktapodhin e korrupsionit degjenerues në drejtësi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale këtë të shtunë për procesin e Vettingut, duke u shprehur se procesi vazhdon dhe se opozita hidhet përpjetë pas çdo goditjeje. “Vetingu vijon të godasë me sukses në kokë oktapodhin e korrupsionit degjenerues në drejtësi. Po për fatkeqësinë e zgjedhësve të saj që e mbështesin Vetingun, njësoj si gjithë qytetarët e për turpin e saj më të madh, opozita hidhet përpjetë pas çdo goditje”, thotë Rama duke shtuar hashtagun Humbës pa Pikë Dinjiteti.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …