Administrata e Joe Biden e mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga BE

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre do të përgjigjen me vendosmëri, nëse Rusia pushton më tej territorin e Ukrainës

Kryetari amerikan, Joe Bajden,  gjatë një telefonatë me kryetarin e Ukrainës, Volodimir Zelenski  ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre do të “përgjigjen me vendosmëri” nëse Rusia pushton më tej Ukrainën. Kjo lë të nënkuptohet se Amerika tashmë është pajtuar me aneksimin e Krimesë.  Ai e ka bërë të qartë se ai aleatët e partnerët e tyre do të përgjigjen me vendosmëri nëse Rusia pushton më tej Ukrainën”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë. Biden ripohoi gjithashtu përkushtimin e Uashingtonit për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe për parimin, – asgjë për ju, pa ju, duke shprehu gjithashtu mbështetjen për masat për lehtësimin e tensioneve në rajonin separatist të Donbasit të Ukrainës dhe diplomacinë aktive për të çuar përpara zbatimin e marrëveshjeve të Minskut në mbështetje të të ashtuquajturit formati i Normandisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …